Deputeti i Partisë Socialiste Petro Koçi tha se Partia socialiste e mbështet fort SPAK-un dhe veprimtarinë e këtij institucioni.
Duke komentuar deklaratën e Altin Dumanit, kreut të SPAK, i cili gjatë takimit ditën e sotme me studentët në Shkodër tha se nuk ka rëndësi emri, i PS apo i PD, por prova dhe se një ditë çdo kush që ka bërë shkelje do përballet me drejtësinë, Koçi tha se e konsideron një deklaratë normale. Ai shtoi se me krijimin e SPAK, Shqipëra është në një stad të ri të republikës.
“Partia Socialiste e mbështet fort SPAK-un. Me SPAK-un republika jonë është në një stad tjetër, unë e kam konsideruar edhe një republikë të re.
Sa i përket ndikimit, drejtuesi aktual i SPAK-ut ka thënë se nuk ndikohet politikisht, ndërsa zëdhëniet politike janë nga të gjitha krahët në varësi të çështjeve të caktuara.
Ata që e sulmojnë më shumë SPAK janë Rithemelimi, e kryesisht Sali Berisha, i cili e quajti edhe organizatë kriminale”,-tha Petro Koçi në Euronews Albania.