Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali bashkë me kryetarin s bashkisë së Shkodrës, Benet Beci u takuan me ministrin e Infrastrukturës së Kosovës, Liburn Aliu dhe deputeten Mimoza Kusari.

Spiropali bëri të ditur se Shqipëria dhe Kosova do të jenë gjithmonë krah njëra-tjetrës për të forcuar bashkëpunimin, në dobi të qytetarëve tanë andej dhe këtej kufirit të Kombit.

“Dëshmi janë projektet e përbashkëta strategjike dhe kombëtare, siç është së fundmi ai i hekurudhës Durrës-Prishtinë që do të lidhë dy krahina të lidhura historikisht, Shkodrën me Gjakovën, dhe do t’i japë Shkodrës rëndësinë e merituar në rajon.”, shkruan ministrja në një postim në rrjetet sociale.

*Statusi i plotë*

Mirëpritëm sot në Shkodër Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës të Republikës së Kosovës, z. Liburn Aliu, deputeten Mimoza Kusari dhe delegacionin shoqërues.

Marrëdhëniet mes dy vendeve tona forcohen gjithnjë e më shumë. Dëshmi janë projektet e përbashkëta strategjike dhe kombëtare, siç është së fundmi ai i hekurudhës Durrës-Prishtinë që do të lidhë dy krahina të lidhura historikisht, Shkodrën me Gjakovën, dhe do t’i japë Shkodrës rëndësinë e merituar në rajon.

Shqipëria dhe Kosova, gjithmonë krah njëra-tjetrës për të forcuar bashkëpunimin, në dobi të qytetarëve tanë andej dhe këtej kufirit të Kombit.