Eduart Grishaj nuk mund të linte pa hedhur kunja në drejtim të BBV3 i cili starton sonte, program nw tw cilin ishte regjisori.
Grishaj ka zgjedhur që të kalojë disa ditë pushime në Itali së bashku me bashkëshorten e tij Arbana Osmanin dhe prej andej uroi stafin e ri për mbrëmjen e sotme.
“Shumë suksese stafit të ri dhe të vjetër të Big Brother Albania. Uroj ta vazhdoni rrugën ne autostradën që krijuam në vitet e kaluara. Kurse bashkë takohemi me projekte të reja këtë vit. Mirupafshim Yjee”: ka shkruar Grishaj bashkangjitur një foto të tij brenda shtëpisë së Big Brother në edicionin e kaluar.