Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi bëri të ditur sot se trupat shqiptare në grupbatalionin e NATO-s në Bullgari treguan një nivel të lartë të përgatitjes gjatë stërvitjes “Shiny Night 24” në poligonin Novo Selo.
“Mes 400 kolegëve të tyre nga Italia, Bullgaria, Greqia, Mali i Zi, Maqedonia dhe SHBA-ja, efektivët tanë treguan përkushtim dhe saktësi të lartë”, u shpreh Peleshi.
Ai theksoi se stërvitja kishte si qëllim ndërveprimin mes trupave aleate duke zhvilluar tema të rëndësishme si mbrojtja nga armët e dëmtimit në masë, kalimi i pengesave xheniere, qitje luftarake ditën dhe natën.
“Stërvitjeje të tilla janë shumë të rëndësishme për përmirësimin e bashkëpunimit dhe koordinimit mes trupave të NATO-s”, u shpreh ministri Peleshi.