Studimi, i publikuar në Elsevier’s Journal of Psychosomatic Research, zbuloi se më shumë se gjysma e grave që kishin pagjumësi, kishin probleme me arritjen e orgazmës, si edhe kënaqësi më të ulët seksuale në përgjithësi.
Studiuesit në SHBA dhe Kanada punuan me 12,66 të rritur me një moshë mesatare 45 vjeç për të kryer studimin.
Sipas The National Heart, Lung and Blood Institute, pagjumësia përkufizohet si një çrregullim i gjumit i karakterizuar nga vështirësia për të fjetur dhe për të pasur gjumë cilësor. Burrat me pagjumësi raportuan gjithashtu probleme seksuale, por jo aq shumë sa gratë. Gratë e privuara nga gjumi përbënin 23% të njerëzve që raportonin probleme me pakënaqësinë seksuale, ndërsa vetëm 12.5% e burrave me këto probleme nuk raportonin pagjumësi.
“Gratë kishin afërsisht dyfishin e shkallës së mosfunksionimit seksual dhe pagjumësisë sesa ajo e burrave,”-u shpreh mjeku Ëilfred Pigeon nga University of Rochester. Pagjumësia klinike ishte e lidhur fort me funksionin e dobët seksual si te burrat ashtu edhe te gratë. Për fat të mirë, ekspertët kohët e fundit kanë gjetur zgjidhje për katër probleme të zakonshme të gjumit.
Ata që kanë probleme për të fjetur fillimisht, duhet të krijojnë një rutinë që përfshin fikjen e dritave, largimin e telefonave, etj. Problem gjithashtu mund të jetë gjumi shumë herët, gjë që mund të shkaktojë ankth dhe stres. Zakoni më i mirë është të shkoni në shtrat kur ndiheni i/e përgjumur. Gjëra të tilla si terapia për të reduktuar mendimet ankthioze dhe një ilaç pa recetë si melatonina mund të jenë të dobishme, megjithëse suplementet dhe ilaçet duhet të merren duke u konsultuar me mjekun.