Një ‘ujkonjë e re’ te Roma. Verdhekuqtë kanë afruar një sulmuese nga Zyrihu për skuadrën e femrave, e cila është prezantuar zyrtarisht me fanellën e Romës dhe është gati të nis aventurën e re.

Bëhet fjalë për 20-vjeçaren Alayah Pilgrim, e cila luan si sulmuese dhe për më tepër, është mjaft e njohur edhe në rrjetet sociale, ku ndan shpesh foto mjaft të nxehta me fansat.

Pilgrim është e fejuar me vëllain e sulmuesit të Milanit, Noah Okafor dhe me transferimin te Roma, bën edhe më interesante përballjen mes këtyre dy skuadrave.

E ndërkohë që të tifozët e Romës janë ende të mërzitur nga largimi i Mournihos, mund të ngushëllohen se tani do të kenë një motiv më shumë për të ndjekur skuadrën e femrave.