Neymar ndodhet në periudhën e rikuperimit pas dëmtimit që pësoi me Kombëtaren e Brazilit në ndeshjen e vlefshme për kupën e Amerikës.

 Ylli i futbollit u bë baba për herë të dytë përpara disa muajsh, pasi ish-partnerja e tij, Bruna Biankardi, solli në jetë vajzën e tyre Maria dhe pak më vonë ata konfirmuan ndarjen.

Neymar Jr i ka befasuar të gjithë fansat e tij kur në internet qarkulluan disa fotografi të tij në festën e ditëlindjes së legjendës braziliane Romario. Ato pamje kanë tronditur të gjithë komunitetin sportiv, pasi siç shihej Neymar tashmë kishte shtuar shumë peshë. Ai u pa i veshur me një xhaketë dhe maicë dhe disa fansa besojnë se ylli brazilian tani vërehet qartë se është në mbipeshë. Neymar gjithashtu postoi disa fotografi me Romarion nga festa e tij dhe fansat e tij filluan duke thënë se 58-vjeçari po dukej në një formë më të mirë fizike se sa Neymar.