Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç është shprehur se ka pasur një takim konstruktiv dhe shumë korrekt me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak. Më tej në postimin e tij në Instagram Vuçiç është shprehur se ka theksuar se formimi Asociacionit është i domosdoshëm ndërsa ka bërë thirrje urgjente për mbajtjen e zgjedhjeve në veri të Kosovës.

“Theksova domosdoshmërinë e formimit të Asociacionin e Komunave Serbe, mbajtjen më urgjente të zgjedhjeve lokale në veri të Kosovës… E ritheksova gatishmërinë e Republikës së Serbisë për të përmbushur detyrimet e saj, në përputhje me marrëveshjet juridike ndërkombëtare, duke respektuar Kushtetutën e Republikës së Serbisë dhe Kartën e OKB-së”, shkruan Vuçiç

Vizita e sotme e është vizita e parë ë Lajçakut për këtë vit në Beograd ndërsa nesër ai do të zhvillojë takime edhe në Prishtinë.