Taylor Swift dhe Travis Kelce e mirëpritën 2024-ën duke ndarë një puthje.

Këngëtarja është fotografuar duke mbajtur fytyrën e sportistit teksa kanë ndarë një puthje pasionante në një video të shpërndarë në rrjetet sociale.

Videoja tregon Swift duke i mbështjellë krahët rreth qafës së Kelsey-t, ndërsa ai e mban atë afër me dorën e tij në pjesën e poshtme të shpinës.

Është e paqartë saktësisht se ku e festoi çifti Vitin e Ri, por ata u puthën para disa të pranishmëve në një lokal në Kansas City.