MAL I ZI- Një tërmet me magnitudë prej 3.3 ballë i Shkallës Rihter goditi Malin e Zi, sipas Qendrës Sizmologjike Europiano-Mesdhetare.
Sipas raportimeve, epiqendra e tërmetit ishte pesë kilometra në perëndim të Podhumit në komunën e Tuzit.
Tërmeti kishte një thellësi prej 15 kilometrave. Deri tani nuk ka raportime për persona të lënduar apo dëme materiale.