Ministri i jashtëm Igli Hasani ka shprehur ngushëllimet për humbjen e jetëve nga tërmeti i fortë që goditi Japoni një ditë më parë.
Dhjetëra persona humbën jetën dhe qindra të tjerë u plagosën.
“Thellësisht i pikëlluar nga humbjet e jetëve dhe dëmet e shkaktuara nga tërmetet në bregun perëndimor të Japonisë. Në këto momente të vështira, mendimet dhe lutjet tona janë me popullin dhe qeverinë japoneze. Ngushëllime të përzemërta familjeve që humbën më të dashurit e tyre”, shprehet ai.