Ministri i Brendshëm, Taulant Balla tha në konferencën për mediat se janë në përfundim të hartimit të ligjit të ri për policinë, për të cilin tha se do t’i japë fund monopolizimit të strukturës drejtuese brenda Policisë së Shtetit.

“Objektimi i parë të jetë krijimi i një fryme skuadre brenda policisë dhe jam munduar dhe do të vazhdoj çdo ditë, javë e muaj, të zbres në territor për t’u takuar me të gjithë efektivët dhe për t’i dëgjuar me vëmendje secilin. Po përgatisim dhe jemi në përfundim të fazës së parë të hartimit të disa ndryshimeve rrënjësore në ligjin për policinë e shtetit, këto ndryshime mund t’i përmbledhja në tre fjalë: dinamizim, energjizim i trupës drejtuese të policisë dhe përmirësim të karrierës brenda policisë. Duhet t’i japim mundësinë çdo punonjës të ndershëm të ketë mundësi të bëjë karrierë brenda policisë. Duhet t’i japim fund një lloj monopolizimi të strukturës drejtuese brenda policisë së shtetit. Akademia e sigurisë është një instrument i rëndëssishëm në arritjen e këtij objektivi.“, tha Balla.

Balla tha gjithashtu se rezultatet e arritura kohët e fundit, janë vetëm fillimi i një lufte kundër krimit të organizuar.

“Rezultatet e arritura gjatë muajve të fundit, janë vetëm fillimi i një revanshi të sundimit të ligjit ndaj krimit të organizuar në mënyrë të venantë. E kam thënë se sa kohë të jem në detyre se në territori nuk do të ketë as feude dhe as bajraqe ku mbi ligjin dhe qytetarët të jenë të fortët dhe kur policia i shoqëronre në komisariat, ishte drejtësia që i nxirrte nga dritarja pas komisariatit. Lufta dhe përmirësimi i sigurisë publike mbetet për ne prioriteti kyç. Kemi hetime komplekse në bashkëpunim me SPAK, dhe falenderoj pa emra, disa prej prokurorëve të cilët kanë drejtuar bashkë me drejtues të policisë operacione të rëndësishme dhe prokurorë në prokuroritë në nivel vendor me të cilët po cmontojnë grupe të ndryshme kriminale të përfshira në ngjarje të rënda.”, shtoi ministri.