I nënshkruar nga Juventusi në vitin 2018, Cristiano Ronaldo shënoi 101 gola për klubin bardhezi gjatë tre sezoneve, përpara se të shitej te Manchester United.

Këtë të enjte, CIES zbulon se Juventusi humbi 82 milionë euro nga portugezi, mes vlerës për të cilën e morën nga Real Madrid dhe më pas e shitën te Manchester United. Në këtë, lëvizje sulmuesi aktual i Al Nassr ishte lojtari i 6-të në 10 vitet e fundit që i shkaktoi më shumë dëme klubit italian që e nënshkroi dhe më pas e shiti.