Shqipëria po shihet gjithnjë e më shumë si zgjedhje e parë e nomadëve dixhitalë të cilët janë gjithnjë në rritje.
Për këtë ka kontribuar edhe jehona e mediave të huaja e cila vijon ende. Revista amerikane e udhëtimeve ’Travel of Path’ ka listuar pesë vende të mrekullueshme ku nomadët dixhitalë mund të qëndrojnë deri në 6 muaj pa kërkuar vizë paraprakisht.
Shumë nomadë digjitalë të cilët janë në kërkim të peizazheve dhe kulturave të ndryshme shpesh dekurajohen nga rregullat strikte të vizave, por lajmi i mirë është se vende si Shqipëria, Kosta Rika, Kolumbia, Meksika dhe Britania e Madhe ofrojnë shumë lehtësira në lëvizje.
Shqipëria, një nga destinacionet trend të këtij viti ofron leje qëndrimi 1-vjeçare vetëm për amerikanët. Shtetasit amerikanë mund të qëndrojnë deri në 365 ditë në këtë vend të bukur e të jashtëzakonshëm të Evropës Juglindore.
Vija bregdetare e vendit tonë është e ndërthurur me fshatra piktoreskë, mbetje të periudhës greko-romake dhe plazhe me rërë të butë dhe të bardhë.
Ndër vendet që rekomandon janë Tirana, qyteti i trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, Berati, i famshëm për kështjellën e tij kodrinore osmane dhe qyteza e Ksamilit.
Jetesa në Shqipëri është më e lirë se pothuajse kudo tjetër në Evropë, duke e bërë atë shumë të përballueshëm për nomadët dixhitalë.