Sali Berisha, politikani më i rëndësishëm në vend këto 33 vjet, tashmë është kthyer në personazhin më qesharak në Shqipëri.
I shpallur non grata, i akuzuar për korrupsion dhe në arrest shtëpie, ai del çdo mbrëmje majë pallatit dhe mban fjalime para një turme të vogël njerëzish, jo më shumë se 30 vetë.
Tani që filloi dhe Big Brother, ashtu siç ankohej edhe ish-deputeti me kobure Gent Strazimiri, duket se nuk do të jetë më Berisha objekt humori dhe gallate.
Ndaj në rrjetet sociale, me humor shprehen se ndoshta do të bënte mirë të hynte në Big Brother edhe Berisha, ndryshe do i humbasë dhe ata 30 ndjekësit që i rrinë poshtë pallatit.