TIRANË-Ish-bashkëshorti i Ledjonës, banores së Big Brother Vip, Jorgen Xoxi, ka reaguar pas akuzave për një koment që ai kishte bërë në rrjetet sociale, në lidhje me vajzën e tyre, ku ai pretendonte se Ledojna ka gënjyer, dhe se ai nuk e takonte të bijën.
Në një lidhje telefonike për “Shqipëria Live”, ai ka pranuar që Ledjona e ka dërguar vajzën e tyre në Korçë, por viziton vetëm gjyshërit, ndërsa me të sipas tij, ajo nuk komunikon më siç komunikonin para lidhjes së tij me një tjetër.
“Nuk kam punë me Ledjonën, dua të shoh vajzën time. Vajza vjen te gjyshi te gjyshja, i them hajde te babi, thotë ‘nuk dua’. Unë me vajzën nuk komunikoj të më thotë ça ka, më parë më fliste, e mbaja unë se unë jam babai. Nuk e faktoj dot a ka dorë Ledjona apo jo. Tashi nuk e di a e ka ndaluar. Në Korçë vjen. Nuk e di, e kam kontaktuar dy vite më parë e kam pyetur pse nuk më afrohet çupa, nuk më jepte asnjë përgjigje. Prindërit e mi nuk duhet ta prishin marrëdhënien, mbase se e kanë mbesë. I them pse nuk flisni, thonë ‘nuk duan ta mërzisim, ta bezdisim’”, tha Xoxi.
Ndër të tjera, ish-bashkëshorti i Ledjonës është shprehur se pas komentin që ai kishte bërë në rrjetet sociale, ishte kontaktuar edhe nga e bija, që i ka treguar se në shkollë kanë filluar t’i përmendin babin, duke i thënë “ç’e kishe atë babin ashtu”.
“Para dy ditësh kur bëra komentin i kishte kërkuar numrin e telefonit prindërve të mi. Më tha ‘pse më ke shkruar ashtu se më thonë te shkolla ç’e kishe atë babin ashtu’, dhe i thash që ‘nuk e kupton akoma je e vogël’. Më lënduan komentet e të tjerëve, se më thanë pse të hodhi poshtë Ledjona. Më 1 dhjetor i thash prindërve që i thoni vajzës që dua ta festoj se kishte ditëlindjen, kishte thënë ‘nuk vij’, nuk doja më tha mua”, tregoi ai.