Avokati Edmond Petraj deklaruar se pas vendimit nga Gjykata e Strasburgut për ngjarjen e 21 Janarit mund të fillojë hetimi dhe për Lulzim Bashën, përveç Sali Berishës. Ai ka theksuar në “Ora e Fundit” se në këtë mënyrë do të shtohet vështirësia e pjesëmarrjes së tyre në politikë.

Sipas Petrajt, filmimet, pamjet dhe provat e zhdukura tregojnë përfshirjen e tyre në këtë ngjarje.

“Pesha e Gjykatës së Strasburgut që dha dhe një vendim, kam përshtypjen se do të ndikojë në hapjen e këtij hetimi. Kam përshtypjen se do të ringrihet akuza për 21 Janarin. Mund të fillojë hetimi dhe për Bashën, kështu që për këta dy personazhe, mendohet se do të implikohen direkt. Kështu që do të shtohet vështirësia e pjesëmarrjes së tyre në politikë. A kanë lidhje me 21 Janarin? Filmimet, pamjet, zhdukjet e provave, ata gjithmonë po ta shikosh në përgjithësi janë akuzuar gjithmonë për zhdukje provash, për fshirjen e kamerave, për vrasjen, daljen, deklaratat etj. Pra, këto janë akoma në rrjetet sociale, në Youtube etj.

Vendimi i Strasburgut do të shërbejë si indicie për të filluar hetimin. Do të implikohen përsëri dhe do të nis procedimi dhe për atë të pjesë të hetimit që nuk është bërë”, tha avokati.