Kreu i SPAK, Altin Dumani në një takim të organizuar nga Komuniteti i Helsinkit, ndër të tjera ka treguar për vështirësitë më të mëdha dhe objektivat e gjykatës për 5 vitet e ardhshme.
Sa i përket objektivave të SPAK, Dumani tha brenda një afati 5 vjeçar duhet të jenë dhënë prova që në Shqipëri ka rënë miti i pandëshkueshmërisë.
“Objektivat e SPAK në 5 vitet e ardhshme janë që të kemi dhënë prova që në Shqipëri ka rënë miti i pandëshkueshmërisë që do thotë se zyrtarët e lartë të mesëm dhe të ulët do merren në pergjegjësi penale dhe do ketë vendime të formës së prerë ndaj tyre,” u shpreh ai.
Në lidhje me vështirësitë që janë duke hasur, Dumani tha se vështirësia më e madhe është që momentalisht janë vetëm 17 prokuror dhe shpresin që të bëhen 20.
Po ashtu ai theskoi faktin se ka numër të kufizuar hetuesish, ndërkohë që ka shumë çështje në hetim.
“Normalisht që kemi shumë vështirësi dhe vështirësia më e madhe është që ne jemi vetëm 17 prokurorë dhe shpresojmë të bëhemi 20. Kemi numër të kufizuar hetuesish dhe kemi shumë çështje në hetim dhe është çështja e prioritizimit dhe impakti që mund të ketë ajo çështje në te ardhmen. Eshtë një vështirësi e madhe për shkak të këtyre kufizimeve dhe presioni qe vjen nga pritshmerite e publikut mund te konsiderohet si një veshtirësi sepse publiku me të drejtë kërkon rezultate. Ne nuk po bëjmë gjëra të paimagjinueshme por bëjmë punën tonë” tha kreu i SPAK.