Dalin në dritë detaje të reja mbi ngjarjen tronditëse në Sukth të Durrësit ku nëna e katër fëmijëve vrau veten pas disa postimeve denigruese në rrjetin social TikTok.
Nëna e fëmijëve humbi jetën më 2 janar 2024 por rasti u zbulua në media 3 ditë më pas, më 5 janar.
Prokuroria e Durrësit po heton dhe persona të tjerë, përveç vajzës së tezes, të cilët mund të kenë influencuar në bullizimin e të ndjerës.
Pistat e reja të hetimit janë nxitur nga deklaratat e vëllezërve të së ndjerës që kanë thënë se burri i motrës së tyre kishte qenë një person i dhunshëm.
Ata e kanë identifikuar bashkëshortin e motrës së ndjerë si “njeri konfliktual dhe që bënte fjalë’
Janë sekuestruar dhe telefonat e burrit dhe të fëmijëve.