Ish-kryeministri Sali Berisha e ka nisur vitin e ri nën masën shtrënguese të “arrestit në shtëpi” më mbikëqyrje policore.
Sipas kësaj mase të caktuar nga GjKKO, Sali Berisha nuk duhet të ketë asnjë kontakt me njerëzit, përveçse atyre që jeton në shtëpi.
Por paraditen e sotme, ai është shfaqur nga ballkoni i shtëpisë, duke përshëndetur qytetarët demokratë, të cilët ishin mbledhur poshtë pallatit për ta mbështetur.
Demokratë dhe mbështetës të Sali Berishës ishin mbledhur poshtë pallatit të ish-kryeministrit. Me thirrjet “poshtë dikatatura” “o Sali o hero gjithë Shqipëria ty të do”, ata janë solidarizuar me ish kryeministrin, për të cilin gjykata vendosi “arrest shtëpie”.