Një grabitje në një dyqan bizhuterish ka tërhequr vëmendje në rrjetet sociale. Ngjarja ndodhi në mes të ditës në një qendër tregtare në Zelandën e Re. Por ajo çfarë ka sjellë që të marrë vëmendje të madhe është reagimi i rojes së sigurisë i cili edhe pse shikon hajdutët që po vjedhin nuk lëviz dhe thjeshtin i shikon.

Në videot e ndarë në rrjetet sociale ndjekësit janë ndarë më dy mendime ata që mbështesin rojen duke thënë se jeta vlen më shumë se bizhuteritë dhe të mos rrezikojë jëtën ndërsa pati edhe komente negative se pse duhet të mërret një roje kur ai nuk po ben asgjë gjatë një vjedhje.

“Jeta juaj nuk ia vlen për një bizhuteri. Mos e fajësoni rojën e sigurisë që qëndron prapa dhe thjesht ka marrë një ide për përshkrimet”, shkroi një person.

“Mund të konfirmoj si roje sigurie, 23,65 dollarë në orë, nuk ia vlen”, shtoi një tjetër.

“Pra, cili është roli i sigurisë?”, ishte komenti i një ndjekësi tjetër nga shumë komente që mori videoja.

Incidenti i së shtunës shënoi herën e tretë në 10 muaj që dyqani Michael Hill në Qendrën Tregtare Bayfair është vënë në shënjestër të hajdutëve, duke shkaktuar shqetësim nga vendasit në lidhje me sigurinë.