Ilnisa dhe Meritoni nuk po i fshehin më ndjenjat ndaj njëri-tjetrit. Pas spektaklit të mbrëmjes së djeshme ku nga deklaratat e tyre u la të nënkuptohej se e kanë lënë të hapur mundësinë për të njohur njëri-tjetrin, në përfundim të saj, ata janë parë më të afërt se kurrë.

Banorët kanë ndarë të njejtin shtrat bashkë, ku nuk kanë munguar bisedat provokuese dhe përqafimet me njëri-tjetrit. Tashmë dyshja nuk i fshihen më as syrit të banorëve të tjerë por edhe asa kamerave.

Në rrjet është duke qarkulluar një video e tyre ku fshihen pas carcafit e duket se ka ndodhur puthja e parë e tyre në buzë. Skena romantike u pa nga Heidi që kaloi pranë tyre në atë moment.