Ilnisa dhe Meritoni dita ditës po shfaqen edhe më të afërt më njëri-tjetrin. Strategji loje ose jo, veprimet e dy banorëve flasin shumë. Raporti i tyre nuk ka kaluar pa u vënë re edhe nga banorët e tjerë në ‘BBV’.

Gjatë mbrëmjes së djeshme dyshja u panë shumë të afërt teksa ndodheshin në kuzhinë, duke shkëmbyer puthje e duke u përqafuar.

‘S’ja ke var fare bebit sot’, i thotë Ilnisa, Meritonit, ndërsa ky i fundit e merr me të mira.