Shqiptari i kërkuar Elis Salaj, 35-vjeç, nga Fieri, i cili edhe pse akuzohet për vrasje shëtit i lirë në Greqi. Media greke, “Zougla” ka publikuar një video të Salajt, teksa pozon në rrjete sociale krah një grupi personash. Sipas medias në fjalë, burimet policore kanë bërë me dije se ka qenë pikërisht pistoleta e Salajt ajo që ka rezultuar se ka shtënë ndaj 39-vjeçarit nga Delvina, Pëllumb Islami, në ngjarjen e 21 shkurtit 2023 në Nea Ionia të Athinës.
Më herët për vrasjen e Pëllumb Islamit janë ndaluar edhe 34-vjeçari Olsian Nurixhi alias Ernest Nurixhi si dhe një 24-vjeçar shqiptar i njohur si “Dhimitri” apo “Nektarios”.
VIDEO NE LINK