Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se punimet në gjimnazin “Isa Boletini”, në Vorë do përfundojnë brenda vitit.

Rama shprehet se kjo është një ndër 30 shkollat që do përfundohen brenda këtij viti me financimin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit në bashkëpunim me pushtetin vendor.

“Gjimnazin “Isa Boletini” në Vorë është një nga 30 shkollat që i përfundojmë brenda këtij viti, me financimin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit në bashkëpunim me pushtetin vendor.

Përgjatë 2024, hapim kantiere të reja në shkolla, duke përfshirë terrene sportive dhe palestra, për të modernizuar infrastrukturën shkollore me standarde bashkëkohore”, shkruan Rama.