Viti nisi me premtime për fitore të mëdha nga Sali Berisha, ndërsa ai do të përballej në garën e parë në të gjithë vendin, pas rikthimit në selinë blu.

Në garën me Lulzim Bashën, ai fitoi së bashku me Ilir Metën dhe e formoi i pari skuadrën e përballjes në 61 bashkitë e vendit.

Por rrugës, humbi logon e Partisë Demokratike dhe beteja në KQZ ishte e humbur, pavarsisht se Berisha nuk la gurë pa lëvizur. Ligji fliste çdo herë kundër tij.

Ishin kandidatët e tij, por emri në krye të listës të Ilir Metës, që edhe një herë shërbeu si varka shpëtuese e tij, me Koalicionin “Bashkë Fitojmë”.

Ai që la Basha t’ia mbajë karrigen e kryetarit, Enkelejd Alibeaj nuk e pati aspak të lehtë, të mbaj peshën e logos së PD. Ishte një proces i mundimshëm pëzgjedhja e bashkive ku ai do të kishte kandidatët.

Enkelejd Alibeaj si kryetari komanduar, eci në rrugën e Lulzim Bashës dhe dorëzoi në KQZ, 14 emrat e PD-së në garë, në moment të fundit.

Fushata për grupin Alibeaj nuk tejkaloi luftën e brendshme.

Në një muaj, në një fushatë të vakët, ku në pjesën më të madhe as nuk shkeli, fokusi ishte Berisha dhe pse ai nuk duhej të votohej prej demokratëve.

Edi Rama ishte në pozitë komode, me pritshmëri maksimaliste. Dhe rezultati nuk i doli jashtë parashikimit.

Në ditën e përballjes Edi Rama humbi shumë pak, nga ajo që pati fituar pa garë në 2019.

Për herë të parë ndërroi faqen e humbjeve të Shkodrës. Benet Beci ndoshta ishte fitorja më e madhe për socialistët dhe humbja dërmuese për demokratët e Sali Berishës. PS mori 53 bashki, 7 opozita e Berishës dhe Metës, dhe 1 MEGA.

Edi Rama mesazhin e parë pas këtij rezultati e pati për demokratët e Berishës. Në kampin e Foltores u ngrit një pyetje për kreun e saj.

Në vend të të parit nga vetja për çfarë nuk shkoi në zgjedhje, Berisha përsëriti një këngë e dëgjuar shpesh, edhe nga Lulzim Basha 10 vitet e tij në krye të opozitës, që votat ia vodhi Edi Rama.

Ilir Meta heshti, derisa vendosi t’i shkonte në zyrë Sali Berishës. Ilir Meta, drejtuesi zyrtar i koalicionit “Bashkë Fitojmë’ nuk pa arsye për tërheqje dhe qëndroi tek e njëjta gjuhë si Berisha, se së bashku do i futeshin punës për të gjetur parregullësitë që ndodhën në zgjedhje.

“I gjithë ky proces i tjetërsimit të votës së shqiptarët po dokumentohet dhe do të fillojë procesi i kundërshtimit ligjor por edhe i përshkallëzimit të aksionit opozitar”.

PD-ja zyrtare nuk mori asnjë bashki. Në Tiranë, ku pati kandidatë doli forcë e katërt, ndërsa në të gjithë vendin nuk arriti të marrë më shumë se 100 mijë vota.

Këtij rezultati iu gëzua më shumë se të gjithë Lulzim Basha. Ishte arsyja që ai priste për rikthim.

I komanduari i tij, la karrigen e kryetarit bosh, tre ditë pas zgjedhjeve, kur panorama e rezultatit ishte e qartë.

Në 24 maj Lulzim Basha shfaqet për herë të parë në media, pasi nuk bëri asnjë ditë fushatë. Ndërsa në PD-në e tij nisin programimet për zgjedhjet për kryetar.

Rikthimi i katërt i Lulzim Bashës do të mbetet në memorien e demokratëve, si momentin kur PD-ja u nda në 3 pjesë. Madje, edhe për një rikthim që gati nuk shkaktoi një dhunë tjetër në dyert e selisë, kësaj herë, të selisë me qera.

Ishin 10 orë mbledhje të gjatë e debat i tensionuar, ai që vendosi rikthimin e Lulzim Bashës.

Të mbetur vetëm 17 anëtarë të Kryesisë, pa Gazment Bardhin, Jorida Tabakun dhe 17 deputetë të larguar nga selia me qera, u vendos data 29 si dita e rikthimit të Lulzim Bashës.

Platforma e Gazment Bardhit për bashkimin e demokratëve, ishte refuzuar. Lulzim Basha këkroi rikthim para sezonit të pushimit. Gazmnent Bardhi e ndau rrugën e tij.

Dy bashkëpunëtorët më të ngushtë dikur, u kthyen në armiq politikë. Bardhi zhvilloi procese për të anuluar zgjedhjet e 29 korrikut, por grupi i ngushtë i Bashës, eci pa e kthyer kokën pas, për të parë se PD-ja po mbetej një grusht i vogël njerëzsish.

Dhe 29 korriku e bëri bëri fakt këtë. Ndërsa në 2021 Basha u rikonformua si kryetar me mbi 32 mijë vota të demokratëve, këtë rikthim të katërt të tij ai mori vetëm 16.196, në një garë ku ishte përballë një figurë të panjohur, si Gjergj Hani, që thjeshtë shërbeu sa për konkurrentë.

Në shtator Lulzim Basha mbylli rikthimin e tij, duke mbledhur Kuvendin e tij Kombëtar, ku qëllimi i vetëm ishte të largonte Gazment Bardhin, duke ia marrë me statut postin e kryetarit të grupit. Më pas duke e larguar nga Sekretar i Përgjithshëm, më vonë, duke e përjashtuar atë dhe nga lista e anëtarëve të PD-së.

Numri më i madh i deputetëve demokratë, rreth 17 të tillë ndërkohë u reshtuan me Bardhin dhe vijojnë të jenë me të. Kjo e dobësoi Bashën në Parlament.

Me 10 deputetë Lulzim Basha nuk mund të ndërmarrë asnjë nismë, që kërkon vota në Parlament.

Gazment Bardhi ende zyrtarisht vijon të jetë kryetar i grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Një betejë gati një mujore Basha-Bardhi për këtë post dhe jo vetëm, nuk e mbylli dilemën dhe Lindita Nikolla nuk e lexoi ajo cfarë u kërkoi juristëve të saj, se kush nga ata ka të drejtë.

Gazment Bardhi ndërkohë levizi dhe gurin e fundit kundër Lulzim Bashës. Më 5 shtator ai thirri një tryezë të gjerë me deputetët demokratë dhe për herë të parë pas ndarjes së gjatë nga Berisha, u ul në një tryezë më të. Bashkimi real Berisha-Bardhi ende nuk ka ndodhur.

Ata ende nuk kanë folur për atë që i ndan. Bardhi nuk ka shkelur në selinë që drejtohet prej Sali Berishës dhe nuk e njeh atë si kryetar. Njësoj dhe deputetët e tij.

Por në Parlament dy grupet janë bashkuara dhe në uision për kaosin që krijojnë. Dy grupimet kërkojnë komisione hetimore dhe marrjen e postit të Bashkryetarit të Reformës Zgjedhore, dy kërkesa që kanë rënë por ata nuk heqin dorë nga bllokimi i seancave parlamentare, që prej fillimit të tetorit.

Kanë kërcënuar grevë urie në Parlament, por ky kulm i aksionit të tyre nuk ka ardhur ende. E ndoshta nuk do të vi.

Fundi i dhjetorit megjithatë, i dha një lajm të gëzushëm Berishës, edhe pse nuk e priste.

“Nuk kam shpresë”.

Ndërsa u shkoi me mbështetës, tek godina, gjyqtarët e Gjykatës së Lartë, ia kthyen përkohësisht vulën e humbur Berishës. Gjykata Supreme zhbëri vendimin e Apelit dhe la në fuqi Zhukrin, për logon dhe vulën e PD-së. Deri në një vendim të dytë po nga Apeli, vula blu, është në krahun e Berishës dhe të tijve.

Viti politik i socialistëve është më i qetë. Edi Rama vijon mandatin e tretë i patrazuar por edhe me reflektim.

Në fillim të shtatorit ai ndërroi gati gjysmën e qeverisë; futi 5 figura të reja në kabinet dhe dy zhvendosje ministrish. Igli Hasani që zuri vendin e Olta Xhaçkës ishte surpriza e tij, ndërsa për herë të parë pjesë e këshillit të ministrave u bënë dhe Ervin Mete, Arbjan Mazniku dhe Albana Koçiu.

Si kryeministër, ai është ulur radhë në karrrigen e Parlamentit dhe më shumë i fokusuar në axhendën ndërkombëtare. Ngjarja kryesore ndodhi në Tiranë.

Për herë të parë samiti i Procesit të Berlinit u mbajt jashtë kufijve të Bashkimit Evropian. Edi Rama edhe një herë ishte mikëpritësi i një eventi ndërkombëtar, pas Samitit BE-Ballkani Perëndimor.

“Më duhet të theksoj se premtimet ekonomike të Procesit te Berlinit nuk janë realizuar plotësisht.”

Në këtë samit u fol për më shumë para në vendet e rajonit por dhe afatin se kur këto vende do të mund të jenë mes atyre të BE-së.

Charls Michele: “Unë e di që je skeptkik, por do ta bëjmë dasmën. Në BE ne duhet të përgatitiemi për të mirëpritur anëtarët e rinj. Deri në 2030 duhet të zgjerohemi. Është një proces i bazuar në meritë, duhet të bëjmë gjerat të lëvizin. Ne duahm tju mbëhstesim, së pari përmes politikave që ju afrojnë, kjo mund të ndodh treg i përbashkët. Ne kemi ambicioze mbështetje. Edhe rezlizimi i tregut të përbahskët rajonit, nxit këtë”.

Një ardhje e ftohtë ishte dhe ajo e kryeministrit të Greqisë, Nikos Mitotakis. Megjithatë, dy kryeministrat patën dhe një takim mes tyre.

Marrëdhëniet mes dy vendeve fqinjë u ftohen, në temperaturat e larta të gushtit, kur Presidentit Bajram Begaj refuzoi ftestën e kryeministrit grek, për një darkë informale në Athinë, më datë 21 tetor.

Ai nuk kishte ftuar Ramën, sikundër kishte vepruar me liderët e vendeve të tjera të rajonit. Arsyeja ishte Fredi Beleri në burg, që zyrtarët e lartë grekë kanë kërkuar gjykim të drejtë nga drejtësia e vendit dhe betimin e tij si kryebashkiak i Himarës. Çështja e tij ende vazhdon në gjykatat e vendit.

Në angazhimin ndërkombëtar, Edi Rama ka vendosur një marrëdhënie më të ngushtë se më cdo shtet tjetër, me Italinë. Më 6 nëntor, në Romë kryeministri Rama nënshkroi një marrëveshje me homologoen, Georgia Meloni, për të akomoduar përkohësisht emigrantët afriknë, në vendin tone. Marrëveshja, nëse do të zbatohet apo jo, do e vendos Gjykata Kushtetuese, që pritet ta marrë vendimin brenda muajit mars të 2024.

Në shtator Presidenca Shqiptare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, organizoi një nga sesionet më të rëndësishme, si kryesuese e këtij organi. Debati i Hapur i Nivelit të lartë u kryesua nga Kryeministri Edi Rama me pjesëmarrjen e Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky dhe 50 krerëve të shteteve./abcnews.al