Policia e Vlorës, FNSH dhe Renea janë vendosur sërish në pikat kyçe të qytetit duke ushtruar kontrolle në automjetet luksoze.
Në fokus të kontrolleve janë edhe automjetet me xhama të zinj.
Kërkimet janë edhe për persona në kërkim apo eksponentë të krimit të organizuar. Prej ditësh FNSH dhe Renea ka blinduar Vlorën në kontrolle në automjete dhe zona të riskut.
Këto kontrolle po ndodhin pas ngjarjes së rëndë të ndodhur të dielën në mbrëmje në vrasjen me snajper të 23-vjeçarit Gëzim Sinomati.