Vehap Cami, 63 vjeç, dhe Lulzim Cami, 68 vjeç janë dy vëllezërit nga Bulqiza që mbetën të vrarë mëngjesin e së enjtes në zonën e Freskut në Tiranë. Gazetari Ervin Leka raporton se 63 vjeçari e ka qëlluar me armë zjarri të vëllanë në banesën e tij në rrugën “Xhon Belushi” rreth orës 07:40 dhe më pas ka vrarë veten.
Njoftimi i policisë:
Më datë 04.01.2023, në rrugën “Xhon Belushi”, te Fresku, shtetasi Vehap Cami, 63 vjeç, ka vrarë me armë zjarri vëllanë e tij, shtetasin Lulzim Cami, 68 vjeç, dhe më pas ka vrarë veten. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.