Dy gazetarë janë vrarë gjatë një sulmi izraelit në Khan Yunis, qyteti jugor në Gaza. Mustafa Abu Thraya reporter i AFP-së dhe Hamza Dahdouh, djali i gazetarit palestinez Wael Al-Dahdouh i cili është në krye të zyrës mediatike të Al Jazeera në Rripin e Gazës. Ky i fundit në tetor 2023 humbi gruan dhe dy fëmijët gjatë bombardimeve izraelite në kampin e Al Nuseirat. Wael Al-Dahdouh po raportonte nga spitali mbi kur mësoi se shpërthimi kishte vrarë dhe pjesëtarët e familjes së tij.

Vijojnë përpjekjet për hapjen e një raundi të ri diplomacie për Lindjen e Mesme.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka mbërritur në Jordani pas takimit me Presidentin turk Erdogan ku mori garancitë se Turqia se roli i saj pas luftës në Gaza do të jetë pozitiv.