Kreu i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas dhunimit të politikanin opozitar serb Nikola Sanduloviç.

“Thellësisht i shqetësuar për raportimet që pohojnë se udhëheqësi i opozitës serbe Nikola Sanduloviq është paralizuar për shkak të rrahjeve të ashpra nga shërbimi sekret serb.

Kjo pason kërkimfaljen e tij për krimet e kryera nga Serbia gjatë fushatës gjenocidale në Kosovë”, ka shkruar Kurti në X. Kurti thotë se sulmin ndj Sanduloviçit është i ngjashëm me sulmet që bën ndaj kundërshtarëve politikë, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

“Ky brutalitet i papërshkrueshëm paraqet faturën që qeveria serbe u vë qytetarëve të saj për guximin për të pranuar të vërtetën dhe për të ndjekur pajtimin.

Ajo përbën gjithashtu një shkelje serioze të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, një sulm i ngjashëm me ato të Putinit ndaj atyre që refuzojnë të marrin pjesë në mohimin e gjenocidit”, ka shkruar Kurti.