Dallëndyshe Bici i ka kthyer përgjigjen KQZ-së, duke mos pranuar të vijojë procedurat për të marrë mandatin e deputetit.
Bicit refuzoi të marrë mandatit e Arben Ahmetajn, i cili mungonte prej më shumë se gjashtë muajsh në Kuvend, duke zgjedhur të qëndrojë në krye të Kadastrës.
“Ju bëj me dije se nuk do të vijoj procedurat ligjore përkatëse për marrjen e deputetit të deputetit në Kuvendin e Shqipërisë, për shkak të angazhimit tim në detyrën funksionale që ushtroj aktualisht në institucion qendror”, thuhet në letër përgjigjen e Bicit drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Tashmë, mandati i kalon kandidatit Plarent Ndreca, për të cilin KQZ pritet të nisë procedurat.