Lulzim Basha, më në fund ka vendosur të thyejë heshtjen e të dalë para mediave. Këtë të enjte në orën 17:00 ai ka thirrur një konferencë për mediat, për t’iu përgjigjur çështjeve që mund të marrin vëmendje. Më e fundit lidhet me faktin pse nuk ka folur, më pas gjyqi për vulën e parties, por edhe për Sali Berishën, masën e arrestit ndaj tij, por edhe fakti që nuk shkoi të votojë në seancë plenare për heqjen e imunitetit të ish-kryeministrit.
Po ashtu interes ka edhe cështja e reformës zgjedhore, kujtojmë se një ditë më pare kryeministri Rama tha se mund të bëjë edhe pa komisionin bipartisan. Si ai po përgatiet për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, nëse do i përgjigjet ftesës për bashkim të Boçit e Bardhit.
Prej 21 marsit 2022 kur vendosi të dorëhiqej formalisht si kryetar i PD, Lulzim Basha nuk ka dalë para mediave, por ka dhënë mesazhe të shkurtra për mediat, më e fundit në përvjetorin e gazetës Rilindja Demokratike.