Drejtuesit e Federatës Algjeriane të Futbollit kishin një ëndërr të madhe për stolin pas shkarkimit të Djamel Belmadi pas eliminimit nga Kupa e Kombeve të Afrikës.
Zinedine Zidane ishte dëshira e madhe, por 51-vjeçari i lindur në Marseille, ka refuzuar postin e trajnerit të kombëtares së vendit të origjinës së prindërve të tij. Zizou qëndron pushim prej verës së vitit 2021. Kur i dha fund aventurës së dytë si trajneri i Real Madrid, klub me të cilin ka fituar si futbollist dhe trajner.
Drejtuesit e futbollit algjerian kontaktuan Zidane. Por ky i fundit refuzoi propozimin duke theksuar se nuk ka ndërmend për momentin t’i rikthehet profesionit të trajnerit.
E ardhmja e tij pritet të jetë futbolli europian. Pavarësisht se shumë klube janë përfolur, Zidane akoma nuk po vendos për t’u rikthyer në pankinë.