Senad Halluni drejtori i spitalit rajonal të Shkodrës ka folur për mediat pas ngjarjes së ndodhur në repartin e kirurgjisë ku mori flakë zyra e njërit prej mjekëve.
Ai tha se zjarrfikësit bënë transportin e pacientëve për në repartin tjetër dhe se fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka pësuar lëndime.
“Zjarrfikësit kanë ardhur menjëherë, është bërë transportimi i pacientëve në pjesën tjetër të repartit. Nuk ka asnjë lëndim të të sëmurëve, kanë ardhur të gjithë mjekët e kirurgjisë dhe kanë kaluar në repartin tjetër”- tha Halluni.
Po ashtu edhe shefi i Kirurgjisë Gëzim Galiqi tha se në spital kishte numër të zakonshëm të pacientëve dhe fillimisht zjarrfikësit bënë zhvendosjen e tyre duke u siguruar se nuk kanë asnjë lëndim.
Ndërkohë të dy u shprehën se për shkaqet e zjarrit duhet të priten përfundimet e ekspertizës.
Raportohet se flakët kanë përfshirë dhomën mjekut roje në repartin e këtij spitali.
Dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një defekt që mund të ketë pësuar ngrohësja që ndodhej në zyrën e cila u përfshi nga flakët.
Fatmirësisht zjarri është shuar në kohë nga forcat zjarrfikëse dhe nuk ka persona të lënduar, ndërsa gjithçka ndodhej në zyrë është shkrumbuar totalisht.
Personeli i spitalit përpos kontributit në shuarjen e flakëve, ka reaguar me shpejtësi duke zhvendosur pacientët që ndodheshin në atë kat, të cilët rrezikonin asfiksimin nga tymi i shkaktuar nga flakët.