Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja, ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga vizita 30 tour operatorëve nga e gjithë bota, në muzeun Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Krujë. Tur operatorët ishin dhe pjesë e panairin “Tourism & Travel Show Albania”

“Mirëpritëm në Muzeun Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Krujë, 30 tour operatorë nga e gjithë bota, pjesëmarrës në panairin “Tourism & Travel Show Albania” dhe pjesë e një FAM Trip organizuar nga Alba Trip”, shkruan Gonxhja.

“Robert Dee, drejtori dhe bashkëthemeluesi i New Deal Europe,ndër të tjera u shpreh optimist për të ardhmen e turizmit shqiptar.”, përfundon Gonxhja.