Një pëllumb i burgosur për tetë muaj nën dyshimin për spiunazh, u shpall i pafajshëm nga autoritetet indiane të drejtësisë, siç njoftoi grupi për të drejtat e kafshëve Peta.

Zogu u kap në maj dhe u mbajt në një klinikë veterinare në Mumbai, përpara se të lirohej më 30 janar nga policia. Sipas gazetës Times of India, mesazhi kërcënues që pëllumbi mbante ishte shkruar në gjuhën kineze dhe për këtë arsye hetuesit u shqetësuan për një sulm të mundshëm nga Pheniani.

“Policia kishte nisur një procedurë hetimi për spiunazh ndaj zogut, por mbylli dosjen”, shkruan gazeta. Arrestimet e pëllumbave bartës për spiunazh nuk janë të rralla në Indi. Në vitin 2016, njëri prej tyre u burgos pasi u kap pranë kufirit me Pakistanin ndërsa mbante një mesazh që kërcënonte kryeministrin Narendra Modi.