Pronarët e Arabisë Saudite të Newcastle United thuhet se po shohin një blerje të Romas prej 768 milionë £ (rreth 900 milionë euro).

Fondi i Investimeve Publike Saudite realizoi blerjen e bardhezinjve në tetor 2021 në një marrëveshje prej 300 milionë £ (408 milionë dollarë), duke i dhënë fund mandatit 14-vjeçar të Mike Ashley në St James’ Park.

Tani, sipas La Repubblica, po zhvillohen bisedime me pronarët amerikanë të Romas, Dan dhe Ryan Friedkin dhe PIF për të përfunduar këtë blerje të bujshme.

Raporti shton se ata po planifikojnë të investojnë edhe 258 milionë sterlina (325 milionë dollarë) për të ndërtuar një stadium të ri në Pietralata, Romë.

Raporti shton se pronarët e Romas e vlerësojnë klubin në 1 miliard £ (1.26 miliardë dollarë), kështu që mund të jetë një pengesë për çdo marrëveshje.

Nëse ky operacion do të ishte i suksesshëm, ky do të ishte një shembull tjetër i madh i Arabisë Saudite që përdor fuqinë e saj financiare për të shtrirë ndikimin në futbollin. PIF është pjesë e shtetit saudit dhe thuhet se ka burime deri në 1.1 trilion £ (1.38t dollarë).

Kur Grupi Friedkin mori Romën në vitin 2020 për 532 milionë £ (700 milionë dollarë), pronarët thanë se donin ta bënin klubin e Serisë A një nga “emrat më të mëdhenj në futbollin botëror”.