Ka mbaruar procesi gjyqësor për Fredi Belerin, i cili është vendosur nën akuzë për shitblerje votash, ndërsa seancën e radhës do të mbahet me datë 13 Shkurt në orën 14:00, ku do të lexohet pretenca nga Prokuroria. Në një deklaratë për mediat avokati i tij tha se Beleri ka qenë i dënuar më parë, kur ishte i ri, por nuk tregoi se për çfarë vepre penale.
“Më datë 12/05 i treguam 6 dëshmi të tjera, penaliteti, asnjë nuk del i penalizuar. Edhe specialistja tha se ai është i padënuar. Ligji është i qartë. Ka pasur, para 20 vitesh kur ishte i ri, kishte një dënim, nuk ta shpjegoj dot. Sot pati dhe një dimension tjetër, që oshte i paligjshëm.
Gjykata i kërkon Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, i kërkon informacion lidhur me pagesën e Arsen Ramës. Dy herë Drejtoria e Policisë refuzon t’i përgjigjet Gjykatës me arsyetimin që është sekret”-tha ai.