Albi Nako ka treguar për herë të parë në Big Brother si është njohur me të dashurën me të cikën 4 vite bashkë. Koreografi tregoi se ajo është balerinë dhe është shumë më e re në moshë se ai.
“Pretendohet që në jetë të bësh çmendurira por po them se kjo e fundit që nisëm mund ta fus të gjithën në kontekstin e një çmendurie. Jam në lidhje me një vajzë prej gati thuajse 4 vitesh, kam qenë diskret, e kam ruajtur. Bashkëjetoj me të që në kohën e COVID-19, është Shkodrane e rritur këtu në Tiranë. Është një vajzë që vjen nga një familje e thjeshtë, e varfër ekonomikisht por shumë e pasur në shpirt, pa baba. Është shumë më e re se unë në moshë. Ka nisur shumë spontanisht në rrugën e baletit. Kemi të njëjtin profesion. Unë e kam thënë dhe në intervistë më përpara që unë jam i martuar me baletin.
Jam i sigurt që ky person është personi i fundit, për shumë arsye. E kërkova unë për të ardhur tek unë në studio, një vajzë e re shumë e ndrojtur, po e shihja, me syrin tim kishte goxha potencial edhe pse ishte e pashpresë fare. I dhashë një mundësi për të ardhur prapë, erdhi dhe filloi të asistonte në studio, në një mënyrë periferike dhe duke punuar fort. Aty ku punoja unë e nëpërkëmbnin, nuk e përfillnin, e diskriminonin, një vajzë në fillimet e veta nuk ishte trajnuar ashtu si duhet trajnuar, vinte nga një familje jo në gjendje, mua këto gjëra më çarmatosin”, tregoi ai.