Të ftuar në “Fun Club”, Alfred Cako dhe Stresi ndanë mendime të kundërta për lojtarët aktualë të Big Brother VIP.

Sipas Cakos, Romeo do ta fitojë këtë lojë, pasi është i vetëpërmbajtur dhe di si të reagojë. Nga ana tjetër Stresi tha të kundërtën, ndërsa reagimi i tij ishte për t’u mos u humbur.

Cako: E shikoj që Romeo është një lojtar i fortë dhe kandidat për të fituar Big Brother. Ka një vetëpërmbajtje kur adrenalina ngrihet në biseda. Ruan një lloj etike dhe e kupton që është duke u ndjekur online. di të përmbajë veten dhe di si të ngacmojë kundërshtarët.

Stresi: Nuk mendoj që Romeo po përmbahet shumë në lojë. Tirana është e vogël, është njeri me famë dhe moderator i mrekullueshëm, por nuk e shoh të përmbajtur. Të dalë nga goja e Romeos një fjalë të p… në gojë.

Cako: Parashikoj që Romeo do jetë fituesi

Stresi lëviz nga karrigia: Larg qoftë…