Një ngjarje e rëndë ndodhi pak ditë më parë ku 27-vjeçarja Sibora Abedini i dha fund jetës duke u hedhur nga tarraca e katit të katërt e një pallati në Kamëz ku jetonte me qira. Shkak i vetvrasjes së saj u bë publikimi një fotoje intime të saj në TikTok me personazhin Altin Çoku. Ky i fundit është vënë në pranga si shkaktar i vrasjes së saj.
Por kjo nuk është hera e parë që Altini arrestohet, pasi në vitin 2009 pasi ka ngacmuar kushërirën e tij dhe i ka bërë presion asaj se do i digjte vëllanë nëse nuk do kryente marrëdhënie seksuale me të. Ai tentoi të digjte të gjallë djalin e mitur të dajës së tij, dhe ka detyruar vajzën e dajës së tij për të vijuar lidhjen seksuale që kishte patur me të më herët.
Dyshohet se 39-vjeçari ka shantazhuar me foto intime tjetër vajzë pëveç Sibora Abedinit.