Ministri i Drejtësisë tha se kërkesa e Lulzim Bashës për të amnistuar protestuesit e opozitës të vitit nga viti 2018 e deri në 2020, nuk respekton barazinë para ligjit. Manja kujtoi protestën në selinë e PD-së më 8 janar, dhe pyeti Bashën, pse mos të amnistohen edhe protestuesi nga viti 2022 deir ne 2024.

‘Lulzim Basha ka kërkuar amnisti. Ka kërkuar amnisti për shkatërrim prone me zjarr, për shkatërrim prone me lëndë plasëse… Po për ata që kanë protestuar me 8 janar a do të ketë amnisti? Që këtu janë të pandershëm. Barazia para ligjit. Nuk mund të ketë amnisti për protestuesit 2018 dhe 2020 dhe s’mund të ketë për protestuese 2022 -2024.

Do të shtjellojmë në detaje se aty është. …’- tha Manja.