Analisti nga Ukraina Nicolas Davidiuk ka folur në lidhje me përplasjet e nisura në Kiev mes presidentit Zelensky dhe drejtuesit të ushtrisë, gjeneralit Valerii Zaluzhnyi. Analisti theksoi se në Kiev po flitet se presidenti ukrainas po përpiqet që ta shkarkojë gjeneralin e ushtrisë.

Kjo sipas tij pasi Zaluzhnyi është kthyer në një lloj superheroi dhe ka fituar simpatinë e qytetarëve ukrainas. Ai shtoi në Euronews Albania se tashmë presidenti ukrainas po e sheh gjeneralin që udhëheq luftën kundër Rusisë si një njeri mjaft popullor që mund t’i kërcënojë pushtetin.

“Njerëzit e mbështesin presidentin, por të tjerë mbështesin zotin Valerii Zaluzhnyi, që ka qenë dhe lideri ushtarak që është kthyer në një ikonë për këtë luftë. Që nga fillimi që kur Rusia hyri në Ukrainë, mendoj se ai është kthyer në një lloj superheroi dhe mendimi i presidentit që ta shkarkoj nuk është i mirëpritur. Qytetarët e mbështesin gjeneralin dhe aktualisht ka negociata për këtë çështje. Por dua ta theksoj se qytetarët mbajnë anën e gjeneralit.

Nga idetë e mia Zelensky po kërkon ide dhe skkenare të reja. Gjithashtu ka dhe një garë politike pasi mbështetja për gjeneralin u rrit ndjeshëm. Zelensky dhe ne nga ana jonë nuk presim që të ketë zgjedhje në këto kohë. Aktualisht punën po e bën komandanti i ushtrisë më shumë se sa Zelensky. Synimi është që të grumbullohen armatime për Ukraninë në mënyrë që të nisë një kundërofensivë edhe më e fortë”, tha ai.