Armando Broja kalon te Fulham. Më në fund, në ditën e fundit të merkatos u arrit marrëveshja për huazimin e sulmuesit të Kombëtares shqiptare deri në fund të sezonit për 4 milionë stërlina nga Chelsea.

Armando Broja do të kryejë testet mjekësore sonte, për të nënshkruar më vonë zyrtarisht kontratën e marrëveshjes, për ta ztrtarizuar si futbollistin më të ri të Cottagers.

22-vjeçari Broja shpreson të marrë minuta dhe të rigjejë formën e tij më të mirë dhe golat tek ekipi i ri, i treti për të në ishull pas Chelseat dhe Southamptonit.

Gjatë këtij sezoni sulmuesi i Kombëtares kuqezi zhvilloi 19 ndeshje në total me skuadrën e Pochettinos (8 si titullar), duke gjetur dy herë rrugën e rrjetës.