Kanë ardhur pamjet e para nga Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste e cila pritet të nisë pas pak minutash. Në nisje të asamblesë janë parë disa nga figurat kryesore që kanë mbërritur në mbledhje.

Në sy ka rënë ish-Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Gramoz Ruçi i cili është parë të vijë i vetëm. Më pas ajo që ka rënë në sy është se ish-Sekretari i Përgjithshëm Damian Gjinknuri është parë të vijë i shoqëruar me Ditmir Bushatin.

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste është thirrur për të kryer analizën në funksion të procesit të riorganizimit. Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka kërkuar që mbledhja të jetë me dyer të mbyllura.