Autoriteti Kombëtar i Sigurisë Kibernetike u ka bërë thirrje prindërve që të mos postojnë foto ose video të fëmijëve të tyre, në rrjetet sociale.

Kjo pasi sipas koordinatorit Igli Tafa, videot në rrjet mund të përdoren për shantazhe ose bullizëm. Po ashtu kërkohet ndërgjegjësim i prindërve dhe mësuesve për të denoncuar.

“Mos publikoni foto, video të fëmijëve në rrjete sociale. Pas internetit ka njerëz të këqij të cilët i përdorin imazhet e fëmijëve për qëllime të këqija, shantazhe, pedofili, bullizëm etj. Gjatë vitit të kaluar ka pasur 80 denoncime për fëmijë që kanë rënë pre e këtyre rreziqeve”, deklaroi Tafa.