Gazment Bardhi, Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike nga Korça foli për protestën e opozitës që do të mbahet me 20 shkurt në Tiranë.

Në një komunikim për gazetarët, ai u pyet edhe për skenarët e mundshëm të këtij tubimi, por Bardhi tha se protesta do të jetë paqësore.

Ai ftoi të gjithë qytetarët që në protestë qytetarët të vijnë bashkë me fëmijët.

Bardhi: Nga Korça i bashkohemi turit tonë të bashkimit të demokratëve në bazë dhe sigurisht asaj që ndodh pas dy ditësh, protestës kombëtare të 20 Shkurtit.

Gjej rastin t’ju bëj thirrje çdo qytetari të Korçës të na bashkohet jo thjesht për të protestuar krah Partisë Demokratike apo për Partinë Demokratike por për të protestuar për veten, fëmijët e tyre dhe familjen.

Skenarët do i shikoni në datën 20 shkurt nëse do e thonim skenarin e protestës sot do humbte kurioziteti, pa diskutim që protesta është formë reagimi do jetë reagim qytetar, nuk ka asnjë formë për tu ndalur, qytetarët do të vinë bashkë me fëmijët e tyre, familjarë, miq, duhet të jemi të gjithë si një formë reagimi ndaj qeverisë. Qytetarët do jenë të lirë të shprehin reagimin, protestën e tyre ndaj qeverisë. Reagimi nuk është as me porosi dhe as me skenar.