Çfarë fiton. Së pari ne e kemi mbështetu Ukrainën dhe me paketa mbështetje të cilat nuk janë hua dhe nuk janë as pjesë enjë biznesi. Kurrë nuk i kemi kërkuar Ukrainën të paguajë mbrapsht. Janë modeste, por këto janë mundësitë tona. Do të bëjmë gjithçka mundemi.

Jemi të vetëdijshëm që për atë front lufte, kjo është diçka shumë e vogël. Po e bëjmë për vete. Nuk është është kërcënim vetëm për Ukrainën, është kërcënim ndaj gjithçkaje që mendojmë se duhet të jetë e ardhmja jonë. Nuk duam shpërbërjen e BE, pasi ka hyrë në një luftë të brendshme gërryese, ç’lloj veprimesh janë të justifikuara. Ka pasur shumë sanksione, por ne e dimë që varësia nga gazi apo nafta ruse, nuk është aq e thjeshtë. Rritja e çmimeve, kostove të jetesës në vendet më të pasura, janë pjesë e planit për ta bërë opinionin publik të thotë: “Hë tani nuk mund të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën”.

Nëse i merr të varfrit diçka nuk do ndryshojë gjë, por i pasuri mund të humbasë mendjen. Llogaria është shumë e qartë, dhe për në ky është kyçi, por kërkojmë të bashkohemi me Be, Ballkani Perëndimor është i vetmi realitet ndryshe nga Ukraina që rrethohet me kufij të BE-së. Ne jemi brenda BE fizikisht, por jemi jashtë politikisht prandaj duhet të integrohemi plotësisht, nuk duam ta shohim këtë organizëm të shpërthejë, po të jetë kështu do të mbetemi pa të ardhme. BE nuk është parajsë, por është ferr i gëzueshëm, nuk është i përgjakshëm.

Kjo është gjëja më thelbësore që na duhet të kuptojmë. T’i qëndrojmë Ukrainës në krah jo për të menduar çfarë të fitojmë, por çfarë mund të japim. Nëse vazhdojmë të mbetemi në këmbë, kjo vjen falë aspiratë për tu futur në BE, por do të jetë më e lehtë të kërkohet kaviar shampanjë dhe gjak, në vend të kërkohen”-tha Rama në fjalën e tij.