Mes protestuesve është parë dhe deputetja e PD, Jorida Tabaku, e cila deri tani nuk është parë të pozicionohet qartë. Tabaku është parë me mbështetës në protestën e thirrur nga Opozita.

Me sloganin “O sot o kurrë, opozita në aksion”, opozita e bashkuar nën drejtimin e Partisë Demokratike organizon sot protestën e parë kundër qeverisë pa Sali Berishën, i cili ndodhet në arrest shtëpie prej dy muajsh.