Deputeti socialist, Arben Pëllumbi ka theksuar se opozita nuk duhet të përdor Komisionin Hetimor si një kallzus për të “luftuar” me mazhorancën.
I ftuar në studion e “Breaking”, Pëllumbi theksoi se nëse opozita do të kërkojë Komisionet në bazë të procedurës, rregullores së Kuvendit dhe Kushtetutës së Shqipërisë, rrugët e bashkëpunimit sigurisht që mund të gjenden.
Pëllumbi: Është krijuar alibia që këtë s’na japin Komisionet Hetimore dhe është ndërtuar një kauzë mbi këtë gjë.
Shkakton pikëpyetje edhe fakti që në 8 kërkesa, janë rrëzuar të teta si kërkesa për Komisionet Hetimore? Të gjitha janë rrëzuar me pretendimin e objektit kur jurist të PD-së kanë hartuar edhe më herët kërkesa të tilla.
Pëllumbi: Në 10 kërkesa, 2 Komisione Hetimore parlamentare janë aprovuar, kur pjesa tjetër filloj të mos ishte më kërkesë për Komision Hetimor por një luftë politike mbidis krahëve se kush bën më shumë komisione dhe kush bënë më shumë kërkesa për çështje që shpikeshin për të ngritur një Komision Hetimor, pikërisht këtu lindi konflikti sepse ne Komisionin Hetimor për çështjen e inceneratorëve e kemi lejuar. Komisionin Hetimor për hetimin e zgjedhjeve ne e ngritëm edhe pse ai më vonë nuk e vijoi aktivitetin e vetë.
Mazhoranca ka treguar vullnetin e vetë për të mos penguar Komisionet Hetimore kur janë të tilla dhe janë një instrument i minorancës në përputhje me Kushtetutën dhe qëllimin për të cilin ngrihen Komisionet Hetimore.
Pra, mazhoranca mori rolin e arbitrit mes grupimeve të PD-së me këto qëndrime?
Pikërisht sepse nuk donim të merrnim rolin e arbitrit dhe të ndërhynim në luftën e tyre të brendshme, ne këto Komisione Hetimore i refuzuam sepse sipas nesh ishin në shkelje. Dikush në shkelje të objektit, dikush të procedurës, dikush kishte një votë dhe një firmë gabim. Secili nga komisionet ka shkaqet e veta për të cilat është refuzuar. Kush donte të ndërmerrte një Komision Hetimor mjaftonte që ai shkaku për të cilin e kthyem apo nuk e aprovuam, ta rregullonte dhe ta sillte sërish në parlament. Mirpo, nuk u bë e tillë sepse donin të mbërrinin në këtë lloj situate e cila ka të bëjë me situatën brenda PD-së, ka të bëjë me faktin që Berisha është non grata apo që ndodhet para drejtësisë. Nëse duam të arrijmë në një konsensus duhet që opozita të mos e përdorë Komisionin Hetimor si një kallzus, pra duhet të ndryshojë strategji mbi mënyrën se si duhet të “luftojë” me mazhoranën. Nëse opozita do të tentojë të ketë ato që i takon të ketë në bazë të procedurës, rregullores së Kuvendit dhe Kushtetutës së Shqipërisë, sigurisht që rrugët e bashkëpunimit gjenden.